Skolari Nuk dua asnje gabim
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Më vjen keq që trajneri Lëv do të vuajë skualifikimin e UEFA-s e do ta shohë ndeshjen nga tribuna. Gjithsesi, nuk besoj se Gjermania do jetë në disavantazh, edhe pse e nis takimin pa trajnerin e saj. Faktikisht do të më bëhej qejfi shumë, sikur UEFA të pezullonte dënimin e kthente Lëvin për këtë ndeshje”. Trajneri i Portugalisë, Filipe Skolari, gjatë kësaj interviste nuk e ka humbur për asnjë moment buzëqeshjen, dhe pyetjes se si do ta mbulojë mesfushorin gjerman Balak, trajneri portugez u është përgjigjur: “Problemi im kryesor nuk është Balak, por shtatlartësia e sulmuesve gjermanë, ndërkohë që mbrojtësit e mi janë vetëm një metër e gjysmë të gjatë. Vetëm pasi të kem zgjidhur këtë problem, do mendoj për Balakun, ndonëse edhe Lam është një nga lojtarët më të rrezikshëm që ka Gjermania”. Por pa dyshim, që Skolari kundër Gjermanisë do mund të mbështet edhe te Kristiano Ronaldo. Mbi ‘asin’ portugez, tekniku brazilian shton: “Ronaldo punon shumë, aktualisht ka një dëshirë të madhe për triumfe, si kurrë më parë, por mua nuk më intereson nëse do kualifikohemi falë një goli të tij, apo jo. Mua më mjafton vetëm të arrijmë kualifikimin”. Me sa duket, trajneri portugez e ka gati ‘recetën’ anti-Gjermani: “Duhet të shënojmë një gol më shumë se Gjermania. Të bëjmë kujdes ndaj detajeve dhe të jemi më perfektë se ata në çdo repart. Duhet t’u tregojmë gjermanëve se çfarë të rejash kemi mësuar gjatë këtyre viteve. Personalisht kam besim të madh te djemtë e mi dhe jam i sigurt që do shkojmë në gjysmëfinale”. I pyetur mbi formacionin bazë, Skolari bën të ditur se nuk do ta ndryshojë atë: “Kundër Gjermanisë do jemi më të freskët, meqenëse kemi një ditë më shumë pushim, përsa i përket formacionit do aktivizoj ata lojtarë që kam aktivizuar gjatë ndeshjes së parë