Skocezi i dy barazimeve na drejton kunder Frances

Skocezi i dy barazimeve na drejton kundër Francës

Uilliam Kollum është emri i gjyqtarit skocez, i cili do të drejtojë sfidën e dytë të Shqipërisë në Euro 2016, atë kundër Francës në Marsejë. UEFA ka bërë publik emrin e xhaketës së zezë që do të marrë përsipër të drejtojë një takim delikat, i cili mund të jetë vendimtar për fatin e grupit të kuqezinjve.

arbitri-per-france-shqiperi

Gjyqtari 37 vjeçar ka drejtuar edhe më parë Shqipërinë në ndeshje zyrtare në dy edicione të ndryshme kualifikuese për evenimente madhore. Herën e parë, gjatë eliminatoreve të Botërorit 2014, ai drejtoi sfidën e luajtur në Tiranë kundër Norvegjisë, të përfunduar me shifrat 1-1.

Në eliminatoret e Euro 2016, ai u caktua të drejtonte duelin me Danimarkën në Kopenhagë, të mbyllur po barazim, por këtë radhë me rezultatin 0-0.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama