Është 36 vjeç, por nuk ka ndërmend të ndahet kaq lehtë nga futbolli. Skerdilajd Curri, shqiptari veteran i Erzgebirges së Aues, ka shënuar sërish në Bundesligën e dytë gjermane, duke mbetur protagonist. Kavajasi shtatshkurtër i sulmit shënoi në minutën e 67, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij në shtëpi ndaj Bohumit. Ky ishte një sukses shumë i rëndësishëm për Auen pasi e ngjiti në kuotën e 35 pikëve dhe në vendin e katërt nga fundi në Bundesligën e dytë. Dy skuadrat e fundit zbresin për në kategorinë e tretë, ndërsa e treta nga fundi luan “play-out” me një ekip të Bundesligës së tretë. Ky ishte goli i parë i Currit këtë sezon në kampionat, ndërsa ka luajtur 12 ndeshje. Në total, ai ka 182 ndeshje dhe 20 gola në kategorinë e dytë dhe 63 ndeshje e 8 gola në kategorinë e tretë. Megjithatë karriera e tij është drejt mbylljes dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit.
Karriera
Aktualisht 36 vjeç, Skerdilajd Curri numëron në total 182 ndeshje dhe 20 gola në kategorinë e dytë dhe 63 ndeshje e 8 gola në kategorinë e tretë