Skenderbeu

Skenderbeu

Regjisor Sergej Jutkeviç Interpretojnë: Akaki Horava /Skenderbeu /, N.Sokolovski / Hamzai /, O.Zhakov / Tanush Topia /, V.Anxhaparixe / Dafina / etj, debutuan edhe aktorët shqiptarë Naim Frashëri / Pali /, Adivie Alibali / Mamica /, Besa Imami / Donika Kastrioti /, Mihal Popi / Ballaban Pasha /, Lluk Kaçaj / Këngëtari i verbër /, Marie Logoreci (kontesha) etj.

Kur Skënderi i vogël kish hipur mbi kal dhe po nisesh për Turqi si peng i Sulltanit, babai i tij, Gjon Kastrioti, e porositi :

"Shikoje mirë këtë tokë, këto fusha dhe male legjendare dhe mos i harro kurr ato, bir…" Skënderi u rrit në oborrin e sulltanit, ai u bë një përdorues i shkathët i armëve dhe udhëheqës ushtarak me famë, por nuk e harroi asnjëherë porosinë e të atit.
dhe një ditë kur sulltani e kish ngarkuar si kryekomandant të ushtrisë turke në betejën kundra trupave hungareze të komanduara nga Janosh Juniadhi, ai braktisi ushtrinë turke dhe me 300 kalorës u nis për në Shqipëri. Porsa mbrijti tokën amëtare u ul në gjunjë, e puthi atë dhe u betua se nuk do ta linte kurrë në robëri.

E filloi me bashkimin e popullit dhe pajtimin e gjaqeve e së bashku me fshatarët e bashkuar sulmoi dhe mori kështjellën e Krujës duke e shpallur vendin të pavarur nga pushtimi osman. Në fjalimin e parë ai iu drejtua popullit: "…Shqiptarë! Lirinë nuk ja u solla unë, atë e gjeta- ja këtu në zemrat tuaja ! Në Kuvendin e Lezhës bashkoi gjithë princat shqiptarë të cilët e shpallën kryekomandant.

Abaz Tahir Hoxha


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama