Skenderbeu top vetem Osmani nuk ka firmen ne kontrate

Skënderbeu top, vetëm Osmani nuk ka firmën në kontratë

Skënderbeu fillon të marrë formë për sezonin e ri. Rinovimi i kontratave të mbrojtësit Marko Radas dhe portierit Orges Shehi, ishte një hap tjetër drejt konfirmimit të grupit në pritje të nisjes së kampionatit.

ekipi-kampion-skenderbeu-2015-16

Të ndodhur në një situatë të tillë, kur i gjithë ekipi ka një kontratë të paktën për një vit me bardhekuqtë, i vetmi që ende nuk ka rinovuar është mbrojtësi korçar, Tefik Osmani. Një nga pikat e forta të mbrojtjes së Skënderbeut në dy sezonet e fundit, ai ishte një prej lojtarëve që u kishte skaduar kontrata në qershor të këtij viti. Tashmë pas rinovimit të Radasit dhe Shehit, mbeten vetëm Osmani, lojtari që ende nuk ka rinovuar me Skënderbeun.

osmani

I njohur për batutat e tij, para disa javësh kur është pyetur rreth rinovimit, Osmani ka bërë me dije se ashtu si një sezon më parë, do të jetë i fundit që do të firmos. Kujtojmë që vjet mbrojtësi korçar rinovoi kontratën e tij me bardhekuqtë në avion, kur skuadra po kthehej nga Austria, ndërsa këtë herë ndoshta do të mendojë diçka më të veçantë për të bërë lajm.

Por, përtej dëshirës së përbashkët për të rinovuar dhe zgjatur bashkëpunimin me Skënderbeun, duket se ajo që po e tundon lojtarin bardhekuq është pikërisht një ofertë e majme që ka ardhur nga Kukësi. Burime të sigurta të "Panorama Sport", tregojnë se mbrojtësi ka pasur bisedime të njëpasnjëshme me drejtorin e Kukësit, Dritan Dervishi. Ky i fundit i ka ofruar një kontratë të parefuzueshme, me shifra shumë më të mira se ajo që klubi korçar i jep.

Nuk dihet nëse Osmani do të vendosë për t'u bashkuar me Kukësin apo do të rinovoj me korçarët, teksa për momentin nuk ka asnjë zhvillim konkret. Gazeta u mundua të kontaktonte përmes telefonit me futbollistin gjatë ditës së djeshme, por ka qenë e pamundur. Megjithatë, krahas ofertës së Kukësit në të kaluarën, për Osmanin ka pasur interesim edhe nga Vlora, ku Flamurtari i drejtuar këtë sezon nga Magani, e ka dashur pjesë të vetën. Burime pranë lojtarit bëjnë me dije se zgjedhja e parë mbetet Skënderbeu.

Kontratat

Pas rinovimit të Radasit dhe Shehit, grupi i Skënderbeut është i plotë dhe i gjithi i pajisur me kontrata. Të paktë janë ata lojtarë që kanë rinovuar për një sezon kontratën e tyre dhe kryesisht janë lojtarët me moshë më të madhe se 28 vjet. Ndërsa, pjesa tjetër e ekipit është e pajisur e gjitha me kontrata afatgjata që shkojnë deri në tri vite.

skenderbeu

Pikërisht kjo është një strategji e re që po ndjek Skënderbeu për të dhënë idenë se plani është afatgjatë për të mbajtur ekipin në nivelet e larta. Për lojtarët që kanë kontratat, për të cilat mbarojnë më shpejt se pjesa tjetër e ekipit janë Sebino Plaku dhe Bakari Nimaga, ku u skadojnë në janar të vitit të ardhshëm. Të afruarit e fundit në ekip kanë firmosur kontrata 3- vjeçare.

Llazi Saro

SKËNDERBEU / KONTRATAT E LOJTARËVE

Orges Shehi (deri më 30.06.2017)
Erion Llapanji (30.06.2017)
Hektor Idrizaj (30.06.2019)
Bruno Lulaj (30.06.2019)
Bajram Jashanica (30.06.2017)
Marko Radas (30.06.2017)
Leonit Abazi (30.06.2017)
Nuredin Orelesi (31.12.2017)
Bakari Nimaga (30.01.2017)
Argjend Mustafa (30.06.2019)
Argjend Malaj (30.06.2019)
Enis Gavazaj (30.06.2019)
Sabien Lilaj (30.06.2017)
Liridon Latifi (30.06.2018)
Valmir Nafiu (31.12.2018)
Masato Fukui (30.06.2019)
Sebino Plaku (30.01.2017)
Hamdi Salihi (30.06.2017)
Xhejms Adeniji (31.12.2018)
Paolo Ivani (30.06.2019)
Agim Zeka (30.06.2019)



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama