Por drejtuesit e FSHF-së mirë do të ishte që të bënin punën që u takon, pasi në Zvicër kombëtarja shqiptare ka luajtur me një uniformë, që s’është përdoruar asnjë herë, duke qenë larg ngjyrave kuqe zi. Vërtetë në Zvicër do të luanim me uniformën e dytë, jo tradicionalen, por një gjë mbetet e pa shpjegueshme ,çfarë përfaqësojnë shiritat blu?
Uniforma e kuqezinjve në sfidën me Zvicrën ishte identike me atë që përdor kombëtarja greke, me të vetmin ndryshim , logon e federatës. Zotërinj të federatës turpi më i madh është ajo që u keni servirur shqiptarëve në Zvicër. Thjeshtë drejtuesit e kombëtare sonë hiqen si patriotë, por veprojnë si “tradhtar”, ose të paaftë .