Simeone trajner i Interit? Ja si reagon Atletiko e Madridit

Simeone trajner i Interit? Ja si reagon Atletiko e Madridit

Atletiko e Madridit nuk humbet kohë t'i përgjigjet trajnerit Diego Pablo Simeones. Dy ditë pasi tha se mund të kthehet te Interi si trajner, klubi ka reaguar duke thënë se nuk ka ndërment ta lëshojë.

diego-simeone-atletico-madrid-barcelona-130416_13t1w0ahtvnbp1b81h2sdxdkc3Drejtori sportiv Jose Camineiro është shprehur se Simeone ka shumë për ti dhënë klubit edhe në arenën europiane.

"Është trajneri ynë, besojmë tek ai dhe duam që të vazhdojmë të fitojmë bashkë. Dhe këtë shpresojmë ta bëjmë për shumë vite të tjera",-ka thënë ai për "Mediaset Premium".

Shtypi ndërkombëtar shkruan se edhe pse Simeone ka një kontratë që e mban atë të lidhur për katër vite të tjera, trajneri nuk pritet ta respektojë atë, duke iu referuar edhe lëvizjeve të shumta që ai ka bërë si lojtar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama