Shtepia ime ishte zemer
Zemren e kisha me çati
Dikur atje kur isha i vogel
Erdhi me vrap nje njeri
As e njihja, as me njihte
Por qe te dy zume miqesi
Ai qe me erdhi duke rendur
Njeri fatkeq, njeri i trembur
Brenda ne shtepi
Brenda ne zemer
Ishte shpirt, kishte nje emer
Qe nuk e kam harruar
Ne jeten time te trishtuar
E ndiqnin me qen te eger
Ne liste e kishin
Ne shenjester
E ndiqnin, me ndoqen
Shtepine ma dogjen
Por zemren jo
Se miku im, nje poet
Per te me shpetuar
U dorezua vete
Shtepia ime, s'eshte me zemra
Zemren e kam pa çati