Në grumbullim kanë qenë të pranishëm 25 futbollistë, prej tyre katër portierë, ndërsa kanë munguar disa të tjerë. Ish trajneri i Prishtinës ka mbetur i kënaqur me cilësinë e futbollistëve në tubimin e parë që e pati me ta.
“Jemi të befasuar me cilësinë e tyre, jemi mjaft të kënaqur. Lojtarët kanë shfaqur disiplinë profesionale, ishte një mundësi e mirë që të njoftohem me ta. Ka pasur mungesa për shkak të gabimeve administrative, por në përgjithësi shkoi mirë.
Disa lojtarë kanë marrë leje për t’iu bashkuar kampit tjetër, kurse disa të tjerë që e kanë bërë një gjë të tillë pa marrë leje do të sanksionohen dhe vështirë se do të ftohen më”, deklaroi Krasniqi.
Ndërkohë, disa kilometra më larg, pas grumbullimit të U-17, FSHF e nisi punën me kampin e grupmoshës U-19. Jetmir Salihu, përgjegjës i FSHF-së për Kosovë, ka njoftuar se të pranishëm në këtë kamp ishin 28 futbollistë kosovarë nga 32 sa ishin paraparë. Sipas tij, trajnerët kanë mbetur të kënaqur me cilësinë e futbollistëve, ndërsa grumbullimi i dytë është paraparë të bëhet sot në orën 10:00.











