Shqip Film Fest sonte nata vendimtare!

Shqip Film Fest, sonte nata vendimtare!
Në prag të përmbylljes së festivalit ndërkombëtar të filmit të metrazhit të shkurtër “Shqip Film Fest”, anëtarët e këshillit organizativ të këtij evenimenti filmic kanë pasur sot ditë të lirë, në pritje të shpalljes së rezultateve, që do të bëhet sonte në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.

Juria profesionale sonte do të shpallë filmin më të mirë, aktorin dhe aktoren më të mirë, regjisorin më të dalluar dhe skenarin më të mirë. Ndërkohë pritet që të ndahet edhe çmimi i festivalit “Faruk Begolli”. Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve dhe mirënjohjeve pos aktorëve, regjisorëve, producentëve dhe dashamirëve të artit filmic, pritet që të marrë pjesë edhe ministri i Kulturës i Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi dhe Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha.

Përndryshe, gjatë gjashtë ditëve të kaluara në festivalin tradicional “Shqip Film Fest”, i cili u mbajt për herë të dytë në Pejë, janë shfaqur 36 filma, nga Kosova dhe vende të tjera të botës. Interesimi i pejanëve përp këtë festival ishte mjaft i madh, salla e kinemasë në Pjeë ishte pothuajse përplot. Drejtori i këtij festivali, Naser Rafuna si dhe producenti Reshat Alija falënderuan Kuvendin e Komunës dhe kryetarin Ali Berisha për përkrahje të fuqishme në organizimin e këtij festivali si dhe donatorët tjerë dhe sponsorët medialë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama