Shpikje e FSHF-se/ Shqiperia e nis kampionatin e fundit ne Europe

Shpikje e FSHF-së/ Shqipëria e nis kampionatin e fundit në Europë

U nike! Kampionati shqiptar i futbollit nis i fundit në Europë.

shulku nurishmiNë një vëzhgim të "Panorama Sport", për startin e 55 kampionateve të vendeve që janë anëtare të UEFA-s, ku së fundmi është shtuar edhe Kosova, rezulton se në muajin shtator vetëm Kategoria Superiore është programuar për të startuar.

Ndërsa ligat e vendeve të tjera, shumica e tyre (27) kanë ditë që kanë nisur, pjesa tjetër fillon nga kjo javë e deri në fund të muajit gusht. FSHF-ja vendosi pak ditë më parë që të nis kampionatin më 7 shtator, në një kohë që vitet e tjera gjithnjë Superiorja ka startuar në javën e fundit të gushtit.

Edhe arsyeja që dhanë drejtuesit e institucionit të futbollit ishte disi absurde. "Kemi biseduar edhe me trajnerin De Biazi dhe kemi vendosur që ky kampionat do të fillojë më 7 shtator, për t'i lënë të gjithë kohën e mjaftueshme Kombëtares, për t'u grumbulluar dhe stërvitur për ndeshjen e datës 5 shtator kundër Maqedonisë", ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Nisur edhe nga lojtarët që De Biazi fton rregullisht nga klubet e kampionatit shqiptar, për portierët Alban Hoxha dhe Orges Shehi duhet të penalizohen 10 ekipe.

Ky vendim ka habitur jo pak drejtuesit e klubeve të Superiores, teksa disa prej tyre, që nuk janë angazhuar në Kupat e Europës, kanë nisur stërvitjen që në muajin korrik.

Kjo është pa dyshim një kosto shtesë për klubet tona, që kanë bërë llogari me kampionatin, i cili nis në muajin gusht, por tani duhet të vazhdojnë të stërviten dhe të presin 7 shtatorin.

Ka nga ato skuadra që kanë programuar zhvillimin e dy minifazave përgatitore për shkak të këtij ndryshimi absurd. Çudirat shqiptare, për më tepër që ende nuk dihet as kalendari i Kategorisë Superiore.

JORGIS MEMO



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama