Shkendija e Tetoves brenda dy vitesh me stadium modern

Shkëndija e Tetovës, brenda dy vitesh me stadium modern

Shkëndija e Tetovës do të luajë në të ardhmen ndeshjet europiane në stadiumin e saj dhe nuk do të jetë e detyruar që të udhëtojë drejt Shkupit për ta bërë një gjë të tillë.

1-605

Këshilltarët e Komunës së Tetovës kanë votuar pro dhënies me koncesion të dy stadiumeve të qytetit kompanisë ECOLOG, e cila ka nën administrim klubin e Shkëndisë.

2-239

"Tetova Sot" ka botuar disa nga skicat e projektit të stadiumit të ri, për të cilin do të shpenzohen 8 milion euro dhe që pritet të përfundojë brenda dy viteve të ardhshme.

3-146

Portali në fjalë ka raportuar gjithashtu se votimi për dhënien në koncesion të stadiumeve në mënyrë që të rindërtohen sipas parametrave europianë, nuk ka kaluar pa polemika.

5-103

Këshilltarët e partisë VMRO-DPMNE të Gruevskit nuk morën pjesë në votim, ndërsa kanë bërë kërkesë për anulimin e këtij koncesioni.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama