Shkelzen Gashi kunder yjeve te MLS per golin e javes

Shkëlzen Gashi kundër yjeve të MLS për golin e javës

Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, Shkëlzen Gashi, është klasifikuar nga Liga e Futbollit Amerikan (MLS) si një nga pretendentët për të fituar çmimin e golit më të bukur të javës. Ai arriti të kalojë në avantazh ekipin e tij në takimin e zhvilluar në transfertë ndaj Los Anxhelos Galaksi në minutën e 51-të, por goli i tij nuk mjaftoi për fitoren e Kolorado Rapids pasi shifrat u barazuan 11 minuta më vonë nga vendasit për të fiksuar rezultatin përfundimtar 1-1.


Gashi i cili tashmë po aktivizohet nga trajneri i Kolorados në pozicionin e fantazistit, lëshoi një silurë nga një largësi relativisht e madhe për të shënuar një nga golat më të bukur të javës në MLS. Gara për golin më të bukur të javës për momentin ndodhet në fazën çerekfinale, ku Gashi po përballet me Simon Daukins dhe është duke fituar me rreth 80% të votave.

gashi goli i javes

Për të arritur fitoren e këtij çmimi, futbollistit shqiptar do t'i duhet të përballet me yje të futbollit botëror si David Vija apo Nikolas Lodeiro, të cilët gjithashtu kanë shënuar gola mjaft të bukur, dhe vendimin për akordimin e këtij çmimi do ta marrin tifozët me anë të votave të tyre.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama