Shkelqen Bregu Luftetari mund Teuten

Shkëlqen Bregu, Luftëtari mund Teutën

Ndeshja miqësore e luajtur në "Niko Dovana" ndërmjet Teutës dhe Luftëtarit është mbyllur me fitoren e gjirokastritëve, të cilët fitojnë me rezultat minimal 0-1 me gol të të riut Bregu në minutën e 71-të.

teuta

Ndeshja

Që në fillim të ndeshjes është lojtari me ngjyrë Santoho, i cili godet nga distanca duke e kaluar topin fare pranë shtyllës së portës së mbrojtur nga Moçka. Reagimi i Teutës është i menjëhershëm, ku sulmuesi Raboshta i vetëm me portierin nuk arrin të devijojë në rrjetë një top të krosuar mjeshtërisht nga Çyrbja.

teuta1Ndeshja fillon dhe ndizet, një kombinim i bukur ndërmjet Hodos, Mustës dhe Gripshit, i cili pason për Raboshtën, që godet, por pret portieri mik. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0. Me fillimin e fraksionit të dytë duket sikur ekipi i Luftëtarit është më kërkues dhe rrezikon me disa aksione nga krahët. Begeja hedh në sulm Maganin.

Peqinasi i sapofutur krijon disa raste duke dhënë një asist për Raboshtën. Atëherë kur pritej goli i vendësve, ishte i riu Bregu që prish çdo parashikim duke shënuar një gol mjaft të bukur. Vlonjati, pasi merr një top në mesfushë, i drejtohet portës së Moçkës, shmang një nga mbrojtësit e durrsakëve dhe goditja e tij ndalet në rrjetë. 0-1 për miqtë nga Gjirokastra.

Pas këtij goli duket sikur lojtarët e Luftëtarit kanë marrë zemër, pasi tentojnë golin dhe, në disa raste të tjera, me anë të Abazajt dhe Santohos. Minutat e mbetura nuk do të ndryshonin asgjë në rezultat, pasi Luftëtari mund Teutën.

teuta2

Milinkoviç - Trajneri i Luftëtarit

"Jam i kënaqur me lojën e zhvilluar nga futbollistët e mi, zhvilluam një takim të mirë dhe lojtarët e interpretuan si duhet takimin. Ishte një ndeshje miqësore, ku rezultati as na bën punë dhe as na dëmton.

Ne donim të zhvillonim një takim me një ekip të Superiores dhe Teuta ishte rivali ideal, pasi është ndër skuadrat më të mira. Kemi ende punë për të bërë, pasi presim dhe 4 lojtarë të huaj. Ne po formojmë një ekip që duhet të luftojë fort si për mbijetesë, si për të bërë ndonjë surprizë."



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama