Sebastian Vettel Kampion Bote ne Formula 1

Sebastian Vettel  Kampion Bote ne Formula 1

Sebastian Vettel është piloti më i ri në historinë e Formula 1, që kurorëzohet me titullin Kampion Bote, pas fitores së tij në garën finale të sezonit në Abu Dhabit, duke realizuar kështu fitoren e dyfishtë për Red Bull Racing, pas titullit kampion si konstruktorë.

23-vjeçari ishte i treti në renditje, por duke kryesuar nga pole position realizoi një garë perfekte drejt fitores së tij të parë, një javë pasi Red Bull mori titullin Kampion Bote si konstruktorë.

Shoku i tij i skuadrës Mark Webber përfundoi garën në vendin e tetë, duke u renditur i treti në renditjen e përgjithshme, ndërsa piloti i Ferrari-t, Fernando Alonso, i cili deri në garën finale kryesonte kampionatin, u rendit në vendin e shtatë në garën e Abu Dhabit, duke zënë vendin e dytë në renditjen e përgjithshme.

Piloti i skuadrës McLaren, Lewis Hamilton, përfundoi garën në vendin e dytë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Jenson Button, arriti podiumin e fundit të këtij sezoni.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama