Klubi i Sandërlendit ka bërë të qartë se çdo diskutim rreth të ardhmes së trajnerit Sem Allardajs, duhet të mbyllet shumë shpejt, pasi po dëmton klubin e Premier Ligës.
Allardajs është kandidati kryesor për të zëvendësuar Roi Hoxhson në pankinën e Anglisë dhe ka zhvilluar takime me drejtuesit e Federatës Angleze gjatë ditëve të fundit.
Në këto rrethana klubi ka kërkuar të mësojë sa më shpejt atë që do të ndodhë, për të filluar edhe ai kërkimet nëse Allardajs do të largohet.
"Spekulimet rreth trajnerit tonë, po dëmtojnë klubin, sidomos në këtë pikë mjaft delikate të sezonit. Për këtë arsye, ftojmë Federatën të respektojë nevojat tona dhe shpresojmë që të arrihet sa më shpejt në një zgjidhje për këtë situatë të krijuar", ishte mesazhi i publikuar nga Sandërlendi në faqen e vet të internetit.