Salzburgu me tete mungesa trajneri Garsia vlereson te kuqte

Salzburgu me tetë mungesa, trajneri Garsia vlerëson të kuqtë

Duke parë situatën te Salzburgu, Partizani mund ta quajë veten me fat, pasi kundërshtari i nesërm në Champions ka mungesa të shumta për ndeshjen e kthimit të turit të tretë paraeliminator. Mendohet se tetë lojtarë mund të mos ketë në dispozicion trajneri Grasia për përballjen me Partizanin.

soriano partizani

Reinhold Yabo, Samil Prevljak, Paoulo Miranda, Kristofer Leitgeb janë të dëmtuar dhe konsiderohen mungesa të sigurta. Ndërsa Diadie Samasekou është i pezulluar, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë në "Elbasan Arena", takim i cili u fitua nga Salzburgu me rezultatin 1-0. Takumi Minamino dhe Hi Çan Huang mungojnë, pasi janë të grumbulluar me kombëtaret në Lojërat Olimpike të Rios.

Në dyshim për këtë takim është edhe Dajot Upamekano. Për shkak të emergjencës, kryesisht në repartin mbrojtës, Salzburgu nuk e ka lejuar mbrojtësin danez, Asger Sorensen, që t'i bashkohet kombëtares së tij në Lojërat Olimpike. 20-vjeçari danez, ndonëse nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë, e ka mirëkuptuar vendimin e klubit, pasi Salzburgu ka vështirësi në mbrojte.

Garsia vlerëson Partizanin

Trajneri spanjoll i Salzburgut, në prononcim e fundit për mediat austriake, është munduar që ta largojë euforinë nga ekipi i tij, pavarësisht se kanë fituar ndeshjen e parë. Oskar Garsia e ka vlerësuar Partizanin, ndonëse nuk njihet shumë në Europë dhe çështjen e kualifikimit e shikon ende të hapur. "Edhe pse kundërshtari ynë nuk është i njohur në Europë dhe i nënvleftësuar nga shumë njerëz, Partizani nuk është rastësisht në raundin e tretë paraeliminator të Ligës së Kampioneve.

Red-Bull-Salzburg-658x370

Rezultati i ndeshjes së parë na avantazhon, pasi kemi fituar në fushë kundërshtare, por asgjë nuk ka mbaruar dhe duhet të kemi kujdes. Në këtë fazë nuk ka diferenca të mëdha dhe çdo gjë mbetet e hapur", u shpreh dje trajneri i Salzburgut, Oskar Garsia, për mediat austriake. Ndërsa mesfushori Konrad Laimer u shpreh kështu për sfidën e nesërme: "Jemi të favorizuar nga ndeshja e parë dhe duam që të vijojmë serinë e fitoreve edhe të mërkurën në shtëpi. Por do t'ia dalim vetëm nëse punojmë fort dhe i zbatojmë si duhet detyrat taktike".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama