Salihi tregohet modest Finalizoj punen e skuadres

Salihi tregohet modest: Finalizoj punën e skuadrës

Hamdi Salihi është autori i 24 golave deri më tani në Superiore, që do të thotë dyfishi i atyre që ka shënuar Sukaj me Partizanin. Megjithatë, lojtari tregohet modest.salihi"Unë mundohem gjithmonë të finalizoj atë punë mjaft të mirë që bën i gjithë ekipi, duke filluar nga Shehi dhe për të vijuar me mbrojtësit dhe mesfushorët. Ka ditë që shkon mirë si sot (dje), ka ditë që nuk shkon aq mirë, por shpresoj që deri në fund të kem vetëm ditë të mira.

Sot ka qenë me të vërtetë një javë mjaft e mirë, pasi kemi prodhuar shumë dhe finalizuar shumë. Shpresoj të mbajmë këtë ritëm, pasi i kemi kualitetet për të bërë këtë lojë", pohoi lojtari, i cili flet edhe për fitoren e Partizanit. "Urime, bravo i qoftë!

Unë e kam thënë edhe më herët që ne kemi bërë një kampionat të shkëlqyer, por fakti që nuk jemi shkëputur është edhe merita e kundërshtarit", vazhdoi sulmuesi shkodran, i cili ka marrë edhe topin e ndeshjes në shtëpi.

Topin e mora, pasi ishte dëshira e shokëve të ekipit që ta bëja një gjë të tillë, pas tregolëshit të parë të shënuar me Skënderbeun. Ishte Osmani ai që e mori menjëherë nga fusha dhe këmbënguli që ta merrja në shtëpi. Kështu që nuk refuzova, por e mora dhe do ta kem një kujtim të bukur, pasi kjo ishte edhe tripleta ime e parë me fanellën e kësaj skuadre", ka mbyllur Salihi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama