Sahit Prizreni Ja pse zgjodha Australine

Sahit Prizreni: Ja pse zgjodha Australinë

Në Shqipëri, Sahit Prizreni është një legjendë sportive.sahit prizreni Por në muajin gusht ai synon të bëhet i tillë edhe këtu. Kështu e nis reportazhin prestigjiozja australiane "SBS News" për ish-mundësin e Kombëtares shqiptare, prej kohësh i natyralizuar si australian.

"Medalja olimpike është e vetmja që i mungon karrierës dhe në një- farë mënyre do të ishte si qershia mbi tortë, - e nisi rrëfimin e tij Prizreni për 'SBS News'. - Realisht besoj se mund ta realizoj këtë objektiv. Unë jam një nga sportistët që mund të fitoj një medalje".

Krenaria e mundjes shqiptare, Prizreni, ka fituar tituj të shumtë ndërkombëtarë. Ai ka marrë pjesë në Olimpiadën e vitit 2004, ndërsa pas katër viteve në Pekin ishte flamurmbajtësi i përfaqësueses kuqezi olimpike në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Pekinit.

"Kjo është diçka e veçantë, për mua është një kujtim i madh, por tani unë jam këtu dhe i përkas Australisë", tha ai. Pasi i kushtoi 20 vite karrierës së tij në Shqipëri, ai u transferua në Australi dhe u bë një qytetar australian në vitin 2014, duke shkaktuar edhe pakënaqësi në vendlindjen e tij.

"Politika dhe sporti nuk shkonin mirë, kështu që mendoj se ishte problemi kryesor. Unë i kam dhënë mundjes shqiptare 20 vite të rinisë sime dhe mendoj se kam bërë më shumë se kushdo tjetër nga sportet e tjera. Ata nuk kanë zgjedhje tjetër, por të pranojnë vendimin tim", deklaroi mundësi i stilit të lirë në peshën 65 kg. Ndërkohë trajneri i tij, një nga më të suksesshmit në historinë e mundjes australiane, 84- vjeçari Sem Parker, u shpreh se Prizreni ka për t'u bërë më i miri në Australi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama