Rumani/ Lojtaret denoncojne Po trajtohemi si skllever

Rumani/ Lojtarët denoncojnë: Po trajtohemi si skllevër

Nëntorin e shkuar UEFA lajmëroi iniciativën për të përmirësuar menaxhimin e futbollit rumun. Por një reportazh i "BBC"-së evidentoi se problemet e futbollit në këtë vend janë gjithnjë e më të thella.

_88346894_metalul-resita-bannerGazetarja Keti Gornall ka marrë dëshminë e lojtarëve të dëshpëruar, të cilët janë bërë skllevër të ekipeve që u përkasin.

Sipas ligjit rumun, një klub që hyn në administrim të kontrolluar, pra, shpall falimentin pas problemeve ekonomike, nuk është i detyruar të paguajë lojtarët dhe as t'i lërë ata të lirë. Kështu që rrjedhimisht ata shndërrohen si një aset.

Florin Anitoiu, mbrojtës i Metalul Resita, e fotografon kështu situatën në të cilën ndodhet këta 5 muajt e fundit, gjatë të cilëve nuk është paguar dhe nuk lejohet të kërkojë një tjetër destinacion. "Natën qaj, ndërsa ditën stërvitem për veten time.

Nuk mund të jetoj në këto kushte. Kam borxhe dhe duhet të paguaj detyrimet", tregon 21-vjeçari që luan në kategorinë e dytë. Florin dhe shokët e tij vendosën nëntorin e shkuar të rebelohen. Në momentin e hyrjes në fushë ata mbanin në duar një banderolë që lexonte:

"Futbolli 2015 = Skllavëri". Shumë lojtarë të tjerë janë solidarizuar me ata të Metalulit, por gjërat nuk kanë ndryshuar. "Kur na arrestuan presidentin, nisën problemet.

7-8 muaj nuk kemi marrë asnjë qindarkë dhe jo vetëm lojtarët, por të gjithë punonjësit e klubit. Nuk kishim as për të ngrënë", tregon portugezi Geraldo Alvesh, lojtar që ka luajtur për dy sezone te Petrolul Ploeshti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama