Rrezikon nje muaj pushim Arlind Ajeti humb shansin e arte

Rrezikon një muaj pushim, Arlind Ajeti humb shansin e artë

Torino e nisi me humbje Serinë A këtë edicion, ndërkohë që mbrojtësi shqiptar nuk ka debutuar ende.

arlind ajetiPër shkak të një dëmtimi, Ajeti mbeti jashtë skuadrës së Mihajloviçit për përballjen kundër kuqezinjve në "San Siro".

Një dëmtim që sipas mediave italiane do ta lërë mbrojtësin jashtë fushave për të paktën një muaj. Mirëpo, kjo nuk është gjithçka.

Shqiptari humbi shansin e artë për të fituar fanellën e titullarit në ekipin "granata". Ditën e djeshme, janë bërë edhe ekzaminimet e plota dhe sipas stafit mjekësor të Torinos bëhet fjalë për një dëmtim që do të kërkojë rreth një muaj pushim që Ajeti të rikuperohet plotësisht.

Një mungesë e gjatë në këtë start sezoni për mbrojtësin që do të humbasë disa ndeshje në Serinë A, por edhe grumbullimin e parë me kuqezinjtë për këtë edicion kualifikues.

Torino shfaqi dobësi të theksuara sidomos në repartin e prapavijës, në sfidën me Milanin. Për këtë, trajneri Mihajloviç mund të mendonte seriozisht që "fajtori" i humbjes, mbrojtësi Moreti, të merrte një mësim.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama