Niko Rosberg dominoi Çmimin e Madh të Italisë në Formula 1 duke marrë një fitore që e ndihmon të afrohet me shokun e tij të skuadrës te Mercedes, Luis Hemilton, i cili kryeson kampionatin botëror. Britaniku bëri një nisje të gabuar dhe kjo i kushtoi shumë në këtë garë, por në fund arriti të siguronte vendin e dytë në pistën e Monzës.
Rosberg mori kryesimin e garës kur Hemilton, i cili kishte siguruar pole position një ditë më parë, bëri një nisje të ngadaltë. Ai përfundoi deri në vendin e 6, por më pas filloi të rifitonte pozicionet e humbura dhe u ngjit deri në vendin e dytë.
Por Rosberg ishte i pakapshëm dhe fitoi me një distancë sigurie nga ndjekësit, duke çuar në 7 numrin e sukseseve në këtë edicion si dhe 21 në total në karrierë, ndërsa duket se ka rihapur plotësisht luftën për titullin ku Hemilton ka një avantazh minimal prej vetëm 2 pikësh.
Pas krahëve të dyshes së Mercedes, e cila zinte dy vendet e para në podium për herë të katërt në këtë sezon, u rendit idhulli vendas, Sebastian Fetel me Ferrari, i ndjekur nga shoku i skuadrës, Kimi Raikonen.
Riçiardo, Botas, Verstapen, Perez, Masa dhe Hulkenberg plotësuan 10-shen e pilotëve në zonën e pikëve.
Renditja e Botërorit për pilotë
250 L. Hemilton
248 N. Rosberg
161 D. Riçiardo
143 S. Fetel
136 K. Raikonen
121 M. Verstapen
70 V. Botas
62 S. Perez
46 N. Hulkenberg
41 F. Masa