Ronaldo ironizon Benitezin Ja kur do largohem nga Reali

Ronaldo ironizon Benitezin: Ja kur do largohem nga Reali

Kristiano Ronaldo ka hequr çdo hije dyshimi për prezencën e tij në finalen e Champions League mes Realit të Madridit dhe Atletikos.

epa05050489 Real Madrid's head coach Rafael Benitez (R) talks with Portuguese striker Cristiano Ronaldo (L) during their team's training session at Valdebebas sport city in Madrid, Spain, 01 December 2015. Real Madrid will face Cadiz FC in the Spanish King's Cup fourth round soccer match on 02 December 2015. EPA/JUAN CARLOS HIDALGO

Finalja do të luhet të shtunën në "San Siro" dhe prezenca e Ronaldos në fushë ishte në dyshim për shkak të dëmtimit të tij. Ndërkaq, i pyetur për kontributin që ish-trajneri Raf Benitez ka dhënë për Realin, Ronaldo nuk ka hezituar të shpreh kritikat e tij.

Shtypi ndërkombëtar shkruan se spanjolli dhe portugezi asnjëherë nuk kanë pasur raporte të mira mes tyre dhe sulmuesi sa herë që i hepet mundësia e sulmon atë.

"Mund të mësosh gjithmonë nga trajnerët. Disa gjëra po, ndërsa disa të tjera jo. Unë kam parë te ai gjëra ndryshe nga trajnerët e tjerë, por ka gjëra që askush nuk mund t'i mësojë, ose i ke, ose jo. Nuk fliste vetëm për goditjet e dënimit, por edhe si të gjuaje topin, të dribloje... Si duhet t'i përgjigjesha? I thoja "ok, në rregull". Por ka gjëra për të cilat nuk mund të kesh përplasje me një person tjetër nëse mendon ndrshe",-ka thënë ylli i Realit të Madridit.

Duke folur për të ardhmen e tij me klubin madrilen, Rolando la zbuluar se është i gatshëm të qëndrojë gjatë në Spanjë. "Kam ndermen të luaj me këtë fanellë deri në pension, edhe 15 vite, deri në 40 vjeç ose më shumë",-ka thënë ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama