“Mesi apo Kristiano Ronaldo? Unë them Mesi, pasi më duket pak më i mirë. Por dua të theksoj se Kristiano ka pasur një fat të keq të jashtëzakonshëm. Ai do të kishte qenë futbollisti më i mirë në botë në shumë epoka të tjera, por në këtë epoke ai është ndeshur me një nga më të mëdhenjtë”, tha braziliani, duke iu referuar rivalitetit mes Ronaldos dhe Mesit.
“Kristiano dhe Mesi janë para të gjithëve, por lojtari më i mirë i Botërorit do të jetë si gjithmonë ai që do të drejtojë drejt suksesit ekipin më të mirë”, vijoi më tej Ronaldo, ndërsa e cilësoi si diçka të sigurtë kalimin e Neimar tek Barcelona.
“Ai ka potencial të jashtëzakonshëm. Tani duhet vlerësuar se si do të jetë impakti i tij në futbollin evropian kur të shkojë te Barcelona. Do të vuajë në vitin e parë, por jam i bindur se kur të përshtatet do të hyjë në klubin e më të mëdhenjve”, përfundoi Ronaldo./b.l











