Rivalet e Partizanit nisin bisedimet me Emiljano Vilen

Rivalët e Partizanit nisin bisedimet me Emiljano Vilën

Rivaliteti mes Skënderbeut dhe Partizanit është shtrirë edhe në merkaton e verës, e cila pritet të jetë mjaft e nxehtë pas përfundimit të aventurës europiane për klubin e kuq. Pas Arbnor Fejzullahut, i cili ende nuk e kanë zyrtarizuar në skuadër, korçarët janë duke përgatitur një tjetër lëvizje të bujshme në merkato duke synuar që t'u marrin një prej titullarëve kryeqytetasve.

emiljano vila

Bëhet fjalë për Emiljano Vilën, i cili ka luajtur në disa pozicione në mesfushë gjatë sezonit të kaluar dhe ka bërë paraqitje mjaft të mira. Mësohet se trajneri Agostineli që drejtoi Partizanin në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar dhe tani është në stolin e korçarëve, ka kërkuar ta ketë me ngulm futbollistin në ekipin e tij dhe zërat për një transferim të tillë janë shtuar shumë kohët e fundit.

partizani agostineli vilaj

Bëhet me dije se klubi kampion ka kontaktuar edhe vetë futbollistin, por nuk ka marrë një përgjigje konkrete duke qenë se Vila është nën kontratë me të kuqtë deri në përfundim të ndeshjeve të Europës. Më pas, kontrata e lojtarit me Partizanin përfundon dhe durrsaku mund të zgjedhë për të ardhmen e tij, duke parë se është edhe në planet e trajnerit të të kuqve.

Ngërçi

Edhe pse do të jetë pa kontratë me Partizanin, pas ndeshjeve të Champions-it, Vila nuk do ta ketë aspak të lehtë të largohet nga të kuqtë. Kjo, pasi 28-vjeçari u mirëprit në skuadër pas rikthimit nga Azerbajxhani ku luajti me Inter Baku. Ai arriti një marrëveshje me presidentin Demi dhe marrëdhëniet mes të dyve janë mjaft të mira, gjë e cila mund të ndikojë në zgjedhjen që lojtari do të bëjë.

ARMAND HALILI



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama