Rikthehen problemet te Flamurtari lojtaret ne proteste per rrogat

Rikthehen problemet te Flamurtari, lojtarët në protestë për rrogat

Protestë te skuadra e Flamurtarit për shkak të rrogave. Lojtarët prisnin që t'u hidheshin një pjesë e pagave më 20 gusht, ashtu sikundër u ishte premtuar edhe nga drejtuesit, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Duke qenë se pas kësaj date nuk ka pasur një qëndrim të qartë nga zyrtarët e Flamurtarit, futbollistët dje janë rebeluar dhe nuk kanë dashur të zhvillojnë stërvitjen.

flamurtari1

Për hatër të Maganit

Futbollistët thuajse të gjithë njëzëri nuk kanë dashur të hyjnë në stërvitje, pavarësisht premtimit nga disa prej drejtuesve se gjithç- ka do të zgjidhet shumë shpejt. Burime pranë "Panorama Sport" bënë me dije se më këmbëngulës kanë qenë të huajt, ndërsa shqiptarët, pas bisedës me trajnerin Magani kanë pranuar të vazhdojnë normalisht stërvitjen.

Në fund, i vetmi që nuk është stërvitur ka qenë Danilo Alvesh, i cili e ka përjetuar keq vonesën e pagesës dhe ka preferuar të mos vazhdojë sipas programit.

flamurtari

Çfarë tha Idrizi

Administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi deklaroi dy ditë më parë se buxheti vjetor për seoznin e ardhshëm do të jetë afro 1.2 milionë euro. Një milionë sipas Idrizit do të përdoren për ekipin e parë, ndërsa 200 mijë euro për skuadrën e dytë të Flamurtarit.

Nuk është hera e parë që shfaqen probleme të kësaj natyre në klubin vlonjat, edhe pse ka ndodhur shpesh që pas vonesave për çështje tërësisht burokratike apo ligjore, klubi i ka shlyer lojtarët e tij.

ARMAND HALILI



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama