Regjizore dhe Filma

Në vargun e gjatë të rreth 300 filmave artistikë që u xhiruan në Shqipëri nga viti 1953 e deri në fund të shekullit të kaluar spikatën sidomos filmat e Anagnostit “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, të V. Gjikës: “Rrugë të bardha”, “Gjeneral gramafoni”, “Nëntori i dytë”, të P. Milkanit: “Ngadhnjim mbi vdekjen” /bashkë me G. Erebarën/,”Ballë për ballë”/ bashkë me K. Çashkun/, “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Zonja nga qyteti”, të K. Çashkut: “Dora e ngrohtë”, “Balada e Kurbinit”, “Kolonel bunker”, të Xh. Kekos: “Beni ecën vetë”, “Kur po xhirohej një film”, “Taulanti kërkon një motër”, të K. Dhamos: “Mëngjeze lufte”, “Nga mezi i errësirës”, “Vendimi”; të V. Priftit: “Udha e shkronjave”, “Flutura në kabinën time”, “Dasma e Sakos”, të A. Mingës: “Agimet e stinës së madhe”, “Unë e dua Erën”, “Porta Eva”, të M. Fejzos “Kapedani”/bashkë me F. Hoshafin/, “Mësonjëtorja”, “Muri i gjallë”, të E. Musliut “ Hijet mbeten pas”,”Vitet e pritjes”, “Rrethi i kujtesës”, të S. Kumbaros: “Koncert në vitin 1936”,”Rrethimi i vogël”, “Vdekja e kalit”, të I. Muçës dhe K. Mitros: “Dimri i fundit”, “Njeriu i mirë”,”Duaje emrin tënd”; të B. Kapexhiut: “Dy herë mat”, “Telefoni i një mëngjezi”; të R. Ljarjes: “Rrugicat që kërkonin diell”/bashkë me S. Kumbaron/, “Kur hapen dyert e jetës”; të S. Pecanit “Të mos heshtësh”, “Shirat e vjeshtës, të B.Bishës: "Zemra e nënës", "Bolero", të Gj. Xhuvanit "Dashuri e fundit", "Funeral business", Slogans të F. Koçit: “Nekrologji”, “Tirana viti zero”e shumë të tjerë të nderuar me çmime të ndryshme në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare të filmave.


Abaz Tahir Hoxha


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama