Receta e Grizmanit Shenojme te paret dhe i veme drynin portes

Receta e Grizmanit: Shënojmë të parët dhe i vëmë drynin portës

Reali i Madridit shqetë sohet për Kristiano Ronaldon, te njeriu ku do të bazojë gjithçka për të fituar të 11-ën Ligë Kampionesh në histori, ndërsa Atletiko e Madridit mund të mbështetet te një Antuan Grizman, nga i cili do të kalojë suksesi epokal për këtë klub pa shumë famë, i cili diti të ngrihet me punë dhe me grintë në elitën e futbollit kontinental. griezmanDerbi madrilen, finalja e përsëritur e sezonit 2013-2014, këtë herë do të ngjitet në skenën e "San Siro"- s, ku sulmuesi francez premton se në fund festa do të jetë e gjithë për Atletikon.

"Personalisht kam bërë një sezon të bukur, por shpresoj që ta mbyll në mënyrën më të mirë. Kam besim, ndihem në formë të shkëlqyer dhe jam i sigurt se skuadra do të luajë një finale të madhe, - bën hyrjen e tij 25- vjeçari për uebsajtin e UEFA-s. - Champions-i është një kompeticion në të cilin është e rëndësishme të shënosh i pari. Prandaj, nëse arrijmë ta bëjmë këtë, ne mund të shfrytëzojmë më pas pikën tonë më të fortë, mbrojtjen e hekurt, me të cilën mund të mbyllim portën dhe të sjellim në shtëpi trofeun që i mungon historisë së këtij klubi.

Atletiko e Madridit mund të vuajë kujtimet e këqija të finales 2014? Ne jemi një skuadër, e cila është mësuar të punojë duke parë nga e ardhmja. E shkuara na ndihmon që të stërvitemi më fort, të sakrifikohemi për njëri-tjetrin në fushë dhe të fitojmë". I pyetur nëse Atletiko është realisht gati që të fitojë këtë trofe, Antuan Grizman është i sigurt që po dhe shembujt që ofron janë të pakundërshtueshëm.

"Në një ndeshje të tillë është e detyrueshme që të jesh fizikisht dhe sidomos psikologjikisht gati. Unë mund t'ju garantoj se jemi, madje sivjet më shumë se kurrë. Mos harrojmë që vijmë në këtë finale pasi kemi mundur dy pretendentet kryesore, Barcelonën dhe Bajernin e Mynihut. Unë, "vrasësi" i tyre? Personalisht shpresoj që goli në 'Allianz Arena' dhe dopieta kundër Barcelonës në stadiumin tonë të mos jenë golat më të rëndësishëm të sezonit, sepse atë decizivin dua ta realizoj dhe festoj përballë Realit të Madridit.

Të fitojmë Ligën e Kampioneve do të ishte ëndrra më e madhe e karrierës që transformohet në një realitet. Dhe ne do të japim çdo gram force që na ka mbetur në muskujt tanë. Finalet janë të lehta për t'u luajtur: duhet mbrojtje e hekurt, presing masiv ndaj rivalit dhe të shënosh golin e parë. Atletiko është gati që ta bëjë këtë".

Përgatiti: JETON STAMOLLA


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama