Reali shkon me autogol ne finale Atletiko e pret ne Milano (VIDEO)

Reali shkon me autogol në finale, Atletiko e pret në Milano (VIDEO)

UPDATE/ Finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë spanjole në Milano. Reali i Madridit u kualifikua mbrëmjen e së mërkurës duke mundur Mançester Sitin me rezultatin 1-0. Autogoli i Fernandos ishte vendimtar në këtë takim.

1462388339917_lc_galleryImage_Real_Madrid_V_Manchester_

Vendasit kryesuan në 45´ minutat e para. Fillimisht, goli iu atribua Garet Bejl në minutën e 20´ të takimit, por më pas rrjeta iu atribuua Fernandos.

Reali dominoi në mbajtjen e topit dhe në numrin e aksioneve. Ndërsa Siti shfrytëzoi hapësirat e vendasve kryesisht me kundërsulme, por pa konkretizuar para portës.

Ndeshja e parë mes tyre përfundoi në barazim pa gola. Ndryshe nga takimi i kaluar, Reali rikuperoi në këtë sfidë edhe Kristiano Ronaldon. Ky i fundit mungoi në Angli për shkak të një dëmtimi.

Ndërkaq, djemtë e Simeones u kualifikuan një natë më parë ndaj Bajernit të Mynihut. Edhe pse humbën në "Allianz Arena" me rezultatin 2-1, goli i shënuar në fushën kundërshtare bëri diferencën.

222845188-0839e635-a77c-40d1-a84f-7db9102d0805.jpg.pagespeed.ce.Nr_ZqjJFen

Real Madrid - Mançester Siti 1 - 0
Gol: Fernando 20' (autogol)

Untitled-11


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama