Reagon Tirana I kemi paguar te gjitha detyrimet ndaj Kavdanskit

Reagon Tirana: I kemi paguar të gjitha detyrimet ndaj Kavdanskit

Klubi i Tiranës është i bindur se nuk rrezikon asgjë nga FIFA, ndonëse kjo e fundit ka marrë vendim që të bllokoje dritaren e ardhshme të merkatos për klubin bardheblu. Në dokumentin e publikuar sot nga "Panorama Sport" shkruhej qartësisht se klubi shqiptar dënohej për shkak të mospagesës në kohë të detyrimeve ndaj lojtarit Martin Kavdanski.

martin-kavdanski

Megjithatë, bardheblutë mendojnë se nuk do të kenë asnjë lloj pasoje në këtë çështje, pasi e kanë bërë pagesën në fjalë. Ata kanë premtuar që do të bëjnë publik së shpejti një bilanc të detyrimeve të shlyera për t'u treguar tifozëve se çfarë pune është bërë.

Komunikata e Tiranës

"KF Tirana dëshiron të sqarojë tifozët dhe opinionin publik për një çështje të publikuar sot në media. Asnjë rrezik nuk i kanoset të tashmes apo të ardhmes së klubit. Detyrimi ndaj futbollistit Martin Kavdanski është likuiduar në kohë.

Detyrimi financiar ndaj futbollistit bullgar ka qenë vetëm 5 mijë euro, shifër e cila është derdhur në llogarinë e tij bankare e më pas është bërë dhe njoftimi përkates pranë FIFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

KF Tirana fton tifozët të presin me optimizëm sezonin e ri që do të jetë absolutisht më i bukur dhe premtues se viti që lamë pas. Klubi në muajt e fundit ka likuiduar shifra shumë të mëdha borxhesh të trashëguara dhe i ka dhënë zgjidhje problemeve madhore duke mos lejuar asnjë penalitet.

Puna e bërë nuk mund të përbaltet nga askush. Në ditët e ardhshme do të publikohen çështjet që kanë marrë zgjidhje për të vijuar normalisht punën për sezonin e ri".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama