Ramadani Fitore qe na jep besim jemi ne rrugen e duhur

Ramadani: Fitore që na jep besim, jemi në rrugën e duhur

Trajneri i Flamurtarit, Zekarija Ramadani u shpreh mjaft i lumtur pas fitores me Vllazninë. Në deklaratën e tij për 'Supersport" ai theksoi se skuadra po ecën mirë dhe se janë në rrugën e duhur.ramadani"Humbja me Laçin na dha një mësim të mirë. E kemi marrë veten gradualisht dhe dy fitoret e fundit na japin besim për të përmirësuar akoma më shumë lojën tonë në vazhdim.

Diferenca në ekipet e fundit është shumë e vogel dhe duhet të jemi të kujdësshëm. Tashmë lufta për mbijetesë bëhet më e vështirë dhe duhet të tregojme kujdes. Rëndësi ka të mos i humbasim ndeshjet, pasi nuk mund te pretendojmë t'i fitojmë të gjitha.

Loja jon po vjen gjithmonë e në rritje, por momentalisht ato që na interesojnë më shumë janë pikët. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet të mos pësojmë lëkundje", është shprehur pas ndeshjes trajneri i Flamurtarit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama