REZULTATET/ Pogradeci fundos Elbasanin udheheqin Kastrioti dhe Luftetari

REZULTATET/ Pogradeci fundos Elbasanin, udhëheqin Kastrioti dhe Luftëtari

UPADTE/ Kanë përfunduar pasditen e së shtunës 10 sfidat e vlefshme për Javën e 24-t të Kategorisë së Parë. Kastrioti fitoi me rezultatin 0-2 në Kamzë duke kryesuar renditjen e Grupin A me 56 pikë. Në vend të dytë renditen Besëlidhja dhe Korabi me nga 53 pikë. Korabi fitoi ndaj Mamurrasit 2-0, ndërsa Erzeni dhe Kastrioti e mbyllën sfidën në barazim (1-1).

sopoti pogradeciiNë ndeshjet e vlefshme për Grupin B, vijon të udhëheqë Luftëtari me 61 pikë. Ndërsa Pogradeci ndjek kryesuesit në vendin e dytë pas fitores 3-1 që mori këtë të shtunë ndaj Elbasanit.

Ky rezultat mban liqenorët në garë për kalimin e mundshëm në Kategorinë Superiore, ndërsa kompromenton pozitat e Elbasanit që rrezikon rënien nga kategoria.

Në ndeshjet e Kategorisë së Parë nuk munguan edhe incidentet dhe sherret në fushë. Në ndeshjen mes Sopotit dhe Luftëtarit situata u tensionua në minutat e fundit dhe ndërhyrja e stafeve të të dy ekipeve shmangu sherrin mes futbollistëve në fushë.

13096331_10153424342351780_8335366294731531235_n

REZULTATET E KATEGORISE SE PARE:

GRUPI A
Korabi-Mamurrasi 2 - 0
Gol: Mziu 15´ (me penallti), Guri 70´ (me penallti)
Erzeni-Besëlidhja 1 - 1
Golat: Marashi 50´, Pasha 57´
Kamza-Kastrioti 0 - 2
Gol: Hysa 07´, 12´
Besa-Ada 2 - 1
Gol: Bajaziti 74´, Puka 26´

Burreli-Iliria 5 - 0
Golat: Ujkaj, Ajazi 54´

GRUPI B
Pogradeci-Elbasani 3 - 1
Gol: Agastra 27´, Dobllari 42´, Shkullaku 48´
Lushnja-Apolonia 2 - 0
Gol: Ervis Gjyla 2´, 58´

Sopoti-Luftëtari 0 - 1
Gol: Arifaj 35´
Shkumbini-Turbina 0 - 0
Dinamo-Butrinti 1 - 0
Gol: Gërxho 84´ (me penallti)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama