UPDATE/ Rikthehet sot Kategoria e Parë me ndeshjet e javës së 19-të. Kastrioti i vendit të parë në grupin A ka një sfidë realitivisht të lehtë në letër pasi pret në shtëpi Mamurrasin e vendit të fundit. Vendasit synojnë fitoren për të mos lëshuar kreun. Ndërkohë në të njëjtat pozita luajnë edhe edhe kryesuesit e Grupit B, Luftëtari, pasi presin në shtëpi Elbasanin e vendit të fundit. Gjirokastritët ndiejnë presionin e Apolonisë dhe sot më shumë se çdo herë tjetër do kërkojnë fitoren pasi do të debutojë në stol edhe trajneri i ri Gerd Haxhiu.
REZULTATET E KATEGORISE SE PARE:
Luhen ndeshjet e vlefshme për Javën e 19:
GRUPI A
Kastrioti-Mamurrasi 2-0
Gol: Raboshta 61´, Alikaj 85´
Besëlidhja-Ada 4-0
Golat: Bajiç 13´ 30´, Xhorxheviç 14´ Hajdari 42´
Korabi-Iliria 2-0
Gol: Guri 75´ (penallti), 85´
Erzeni-Burreli 3-1
Golat: Rezi 29´, Goxhaj 51´, Rezi 71'/ Kordha 65´
Kamza-Besa 1-0
Golat: Gjonaj 38´
GRUPI B
Luftëtari-Elbasani 1-0
Golat: Raca 49´
Apolonia-Turbina 2-0
Golat: Rajkoviç 19´, Dimo 78´
Pogradeci-Butrinti 2-0
Golat: Jahaj 10´, Lickollari 26´
Lushnja-Dinamo 1-2
Golat: Cela 55'/ Turdiu 39´ Kolgega 49´
Sopoti-Shkumbini 0-0