UPDATE/ Kanë filluar pasditen e së shtunës (ora 16:00) ndeshjet e vlefshme për Kategorinë e Parë. Dhjetë skuadrat e Grupit A përballen mes tyre në kuadër të Javës së 20-të, ndërsa ekipet e Grupit B do të luhen mesjavën e ardhshme.
Klubi i Luftëtarit u bë shkak për shtyrjen e javës së 20-të të kampionatit nga sot për të mërkurën. Virusi gripal që preku 10 lojtarë bluzi bëri që gjirokastritët t'i kërkonin FSHF-së shtyrjen e ndeshjes me Turbinën dhe institucioni i futbollit vendosi që t'i shtyjë të gjitha takimet.
Ndërkaq, renditjen në Grupin A e mban ekipi i Kastriotit me 43 pikë, ndërsa në vendin e dytë renditet Besëlidhja me 42 pikë. Kastrioti luan sot në transfertë ndaj Adës në "Reshit Rusi" dhe Besëlidhja përballet në derbin e prefekturës me Ilirinë.
REZULTATET E KATEGORISË SË PARË:
Luhen ndeshjet e Grupit A
Kamza-Mamurrasi 0 - 0
Besa-Erzeni 1 - 0
Golat: Meteo Hasa 17´
Burreli-Korabi 0 - 0
Iliria-Besëlidhja 0 - 0
Ada-Kastrioti 0 - 3