Publikohet raporti Shteti rus organizoi perdorimin e dopingut

Publikohet raporti: Shteti rus organizoi përdorimin e dopingut

Një hetim dymujor nga Organizata Ndërkombëtare Antidoping (WADA), ka zbuluar prova të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se Rusia ishte e njollosur plotësisht nga "përdorimi i dopingut nën drejtimin e strukturave shtetërore".

3565889900000578-0-image-a-59_1466172817281

Kryetari i komisionit të hetimit, Riçard MekLaren paraqiti para gazetarëve tre zbulimet kryesore që çonin në këtë përfundim. Analizat e atletëve të dopuar zhdukeshin nga laboratorët në të cilët ishin dërguar në Moskë, ata zëvendësoheshin me analiza plotësisht të pastra në laboratorin e ngritur për Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi dhe se gjithçka dirigjohej nga Ministria e Sporteve në Rusi.

doping

Sipas MekLaren, ishin të paktën 312 rezultate analizash që rezultonin të falsifikuara, falë këtij programi mashtrimi i cili ishte vënë në funksionim që nga viti 2011. Një nga autorët e këtij raporti konfirmoi gjithashtu se shumë fitues medaljesh ishin të përfshirë në mashtrim, por të gjithë presin konfirmimin zyrtar nga WADA para se të publikojnë emrat të cilëve do u hiqen medaljet.

doping

Hetimi nisi pas akuzave që bëri ish-drejtori i laboratorit antidoping në Moskë, Grigori Rodçenkov, i cili në një intervistë për "New York Times" zbuloi se si funksiononte skema e mashtrimit, falë edhe ndihmës së shërbimeve sekrete ruse.

Ky publikim i sotëm do të shtojë zërat për përjashtim të plotë të Rusisë nga Rio 2016, ku deri tani është ndaluar që të marrë pjesë vetëm delegacioni i Federatës së Atletikës nga ky vend.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama