Prezantohet Milinkovic Synimi i Luftetarit eshte mbijetesa

Prezantohet Milinkoviç: Synimi i Luftëtarit është mbijetesa

Fillimi i përgatitjeve verore për Luftëtarin dy ditë më parë nën drejtimin e trajnerit serb Mlladen Milinkovic është shoqëruar paraditen e djeshme me prezantimin zyrtar të stafit teknik. Nëpërmjet zëdhënësit të shtypit, Rigels Malile, janë prezantuar përpara mediave trajneri dhe dy ndihmësit e tij. Vasil Papa do të jetë zv/trajner dhe drejtor teknik njëkohësisht, ndërsa Ilirjan Zeko do të jetë përgatitësi i portierëve.

luftetari milinkovic

Në deklaratën e parë si trajneri i bluzinjve, trajneri Milinkoviç u shpreh: "Më vjen mirë që sa zbrita në Gjirokastër pashë një qytet që nuk ka nevojë të flasësh për të. Ka njerëz mikpritës, të kulturuar dhe, mbi të gjitha, sportdashës. Pas bisedimeve me presidencën dhe donatorët, përcaktuam edhe objektivin e skuadrës, qëndrimin në Superiore. Por, kjo nuk do të thotë se s'do të pretendojmë për më shumë.

luftetari stervitje

Kemi vetëm një ditë që nisëm përgatitjet ku pjesë e skuadrës që po stërvitet janë më shumë se 45 futbollistë. Këta lojtarë do të ndahen në dy grupe për të parë më mirë gjendjen e tyre. Në lidhje me merkaton, mund të them se nuk na lejohet të sjellim futbollistë nga jashtë nën nivelin e lojtarëve vendës. Futbollistët që do të afrohen nga jashtë në të ardhmen, duhet të bëjnë diferencën me aktualët.

luftetari

Ka shumë lojtarë të rinj që ishin edhe dje në grumbullimin e ditës së parë dhe do të dëshiroja të kisha sa më shumë vendës. Presim disa lojtarë nga kampionati grek. Jo të gjithë i njoh në lojë, ndërsa i kam parë në video", ka thënë ndër të tjera trajneri serb në deklaratën e tij.

Tomor Shehu



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama