Presidenti i Lozanes ne bisedime me Lorik Canen

Presidenti i Lozanës, në bisedime me Lorik Canën

Pas deklaratës së Lorik Canës se i kishte dhënë fund eksperiencës së tij te Nanta, kanë qenë të shumta klubet që kanë filluar të interesohen për kapitenin e kombëtares shqiptare. Një prej tyre është edhe klubi zviceran i Lozanës, ku presidenti Alen Zhozef ka filluar të bisedojë me babain e futbollistit shqiptar, Agim Cana.

Lorik Cana

"U takova me babain e tij, për të diskutuar dy çështje të tjera. Sigurisht, më pas shfrytëzova këtë mundësi që të flisja edhe për rastin e Lorikut", tha ai për mediat zvicerane.

"Megjithatë, duket se ai tërhiqet më shumë nga ideja e një destinacioni të ri jashtë kontinentit evropian. Por nëse ai në mënyrë të papritur do të vendoste të na bashkohej, gjë e cila duket e paimagjinueshme tani, unë do ta prisja krahëhapur", tha Zhozef.

Lorik Cana ka kaluar disa vite në akademinë e Lozanës, para se të transferohej në radhët e skuadrës së PSG-së në Francë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama