Premtimi i Yll Hoxhes Do bejme nje sezon si i ka hije Vllaznise

Premtimi i Yll Hoxhës: Do bëjmë një sezon si i ka hije Vllaznisë

Mesfushori i ardhur nga Flamurtari, Yll Hoxha, është i lumtur që do të luajë për Vllazninë. Pas firmës në kontratën e tij me klubin shkodran, ai nuk ka ngurruar të premtojë një kampionat sa më cilësor me kuqeblutë, duke e vlerësuar si krenari faktin që do të vishte këtë fanellë.

13891856_1075406775869681_18814126186384000_n

"Jam zyrtarisht një futbollist i Vllaznisë. Dua të shpreh kënaqësinë dhe, mbi të gjitha, krenarinë që do të luaj me një klub kaq prestigjioz në Shqipëri. Është një fanellë e rëndë, të cilën do ta mbaj me nder.

hoxha gjyrezi

Falënderoj klubin e Flamurtarit dhe tifozët vlonjatë për sezonin e kaluar. Garantoj mbështetësit shkodranë se do të jap maksimumin tim dhe së bashku do t'ia dalim të realizojmë një edicion, ashtu siç i ka hije Vllaznisë", ka thënë kosovari pas prezantimit si lojtar kuqeblu.

Admir Uruçi



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama