Premio e Skenderbeut njesoj si Partizani

Premio e Skënderbeut, njësoj si Partizani

Në lidhje me lajmin që skuadrat kryesuese po japin shpërblime për cilindo ekip që përballet me rivalin e tyre për ta ndalur qarkullon një lajm edhe në lidhje me Skënderbeun që ka paguar për "kokën" e Partizanit.

13179244_1698338910422224_7278503978895394636_nNë lidhje me këtë, gazeta "Panorama Sport" ka kontaktuar me presidentin Refik Halili për të mësuar të vërtetën sipas tij. Pyetjes nëse është e vërtetë që Skënderbeu ka dhënë 50 milionë lekë (të vjetër) premio për të fituar kundër Partizanit ai i përgjigjet: "Nëse Partizani ka dhënë premio për ta mundur Skënderbeun, atëherë edhe Skënderbeu ka dhënë premio për ta mundur Partizanin", deklaron Halili për gazetën.

Në deklarata të mëparshme është pranuar që ka ekzistuar ky fenomen, i cili po ndodh edhe këtë sezon me shpërblime për të ndalur skuadrën rivale, por që nuk është i kundërligjshëm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama