Pishtari olimpik niset nga Qyteti i Ndaluar

Pishtari olimpik niset nga Qyteti i Ndaluar
Flaka do të përcillet në mbarë kryeqytetin nga një numër personalitetesh përfshirë edhe yllin e basketbollit, Yao Ming. Stafeta e pishtarit olimpik u shënuar nga protesta përsa i takon nivelit të respektimit të të drejtave të njeriut në Kinë dhe politikave në Tibet. Kjo ka vazhduar edhe në Pekin ku policia ka arrestuar një grup protestuesish pas dy prej tyre u ngjitën në shtyllat e elektrikut pranë stadiumit Olimpik dhe shpalosën banderola në mbështetje të pavarësisë së Tibetit. Presidenti Bush i ka bërë thirrje Kinës që të lejojë më shumë liri fjale dhe liri për praktikuar besimin fetar. Duke folur në Korenë e Jugut përpara se të niset për në Pekini për hapjen e Lojërave Olimpike zoti Bush tha se qe kur kishte marre postin ai kishte dhënë vazhdimisht këtë mesazh tek udhëheqësit kinezë dhe nuk kishte nevojë të përdorte Lojërat Olimpike për ta bërë këtë. "Unë jam takuar me udhëheqësit kinezë për 7 vjet e gjysëm dhe mesazhi im për ta ka qënë i njëjtë. Ju nuk duhet të keni frikë nga njerëzit fetarë në shoqërinë tuaj,"- tha Bush, duke shtuar se “arsyeja përse po shkoj në Lojërat Olimpike është e dyfishtë, të tregoj respekt për popullin kinez dhe të brohoras për ekipin amerikan." (BBC)



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama