Kinezi Zhang Xiangxiang ka arritur të fitojë medaljen e artë në peshëngritje. Peshëngritësi ka rezultuar i suksesshëm në kategorinë 62 kilogram; medalja e argjendtë është fituar nga kolumbiani Diego Salazar, ndërsa e bronzta i ka takuar indonezianit Triatno.
Zhang Xiangxiang ka arritur të ngrejë 319 kile kundër 305 të kolumbianit dhe 298 të peshëngritësit indonezian.