Perparesia e kontributeve

Perparesia e kontributeve
Pagesat e kontributeve gezojne perparesi ne raport me detyrimet fiskale dhe borxhet. - Per kontributet e paderdhura, nga subjektet brenda afatit, organet e sigurimeve shoqerore kane te drejten te nxjerrin aktdetyrimin, i cili eshte titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga zyra e permbarimit.

Sanksionet
Ndaj punedhenesve e te vetepunesuarve, perjashtuar te vetepunesuarit ne bujqesi, qe nuk zbatojne afatet dhe procedurat e pageses se kontributeve te sigurimeve shoqerore, zbatohen sanksionet e percaktuara ne ligjin nr.9136, date 11.9.2003 "Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshmete sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.", i ndryshuar. Nese nuk paguhen ne afatat e percaktuara ne kete ligj, te vetepunesuarit ne bujqesi do te paguajne kamatevonesa qe llogariten mbi shumen e kontributeve te papaguara nga data ne te cilen pagesa ka qene e detyrueshme deri ne daten ne te cilen pagesa kryhet. -Kamatevonesa per kontributet e paguara jasht afateve do te jete 2 perqind per muajin e pare ose pjese te tij dhe 1 per qind per cdo muaj ose pjese te tij qe vijon. Kamtaevonesa llogaritet nga inspektoret e agjensive te sigurimeve shoqerore.

Apelimet

Personi ka te drejten e apelit ne gjyq kunder vendimeve te gjobave, te inspektoreve te agjensive te Institutit te Sigurimeve Shoqerore.

Te ardhurat ne para
Te ardhurat ne para u paguhen personave perfitues nga:

a) dega e sigurimit te semundjes;
b) dega e sigurimit te barrelindjes;
c) dega e sigurimeve te pensioneve ;
ç) dega e sigurimit te aksidenteve dhe semundjeve profesionale ;
d) dega e sigurimit te papunesise.

E ARDHURA PER SEMUNDJE

Ne degen e sigurimit te semundjeve paguhen:

a) te ardhurat per semundje;
b) te ardhurat per kompesim per semundje, kur ndryshon vendi i punes.

Kushtet e perfitimit
1.Personi i siguruar perfiton te ardhurat per semundje, kur vertetohet me raport mjekesor se ai eshte perkohesisht i paafte per te punuar dhe kjo paaftesi nuk eshte pasoje e nje aksidenti ne pune ose e nje semundjeje profesionale.

2.Personi i siguruar ka te drejten e perfitimit te te ardhurave per semundje edhe brenda 30 diteve kalendarike pas mbarimit te sigurimit te tij te detyrueshem. Kjo nuk do te zbatohet nese i punesuari eshte pushuar nga puna per akt kriminal, sipas vendimit te gjykates.

Shuma e te ardhurave
1.Te ardhurat per semundje jane 70 perqind te mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik, kur i siguruari ka deri 10 vjet sigurim,dhe 80 perqind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim.
2.Per periudhen qe perfituesi eshte shtruar ne spital, kur nuk ka njeri ne ngarkim, te ardhurat per semundje jane 50 perqind te mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik.

- Periudha e perfitimit

1.Periudha e perfitimit per paaftesi te perkoheshme fillon ne diten e 15 te raportit mjekesor dhe do te zgjase jo me shume se 6 muaj nga data e fillimit te pageses.
2.Periudha e perfitimit mund te zgjatet perjashtimisht deri ne 3 muaj te tjere, ne rast se komisioni i mjekeve eksperte ( KMCAP ) provon qe personi i siguruar do te sherohet ne kete periudhe dhe nuk do te deklarohet invalid.
3.Periudha e perfitimit te paaftesise se perkoheshme nga semundja, per ata qe marrin pension invaliditeti te pjesshem, eshte deri ne 3 muaj nga data e fillimit te pageses.
4.Periudha e perfitimit per punonjesit sezonale dhe te perkoheshem, te cilet kane qene te punesuar te pakten 3 muaj ne 12 muajt e fundit, eshte deri ne 75 dite.

Te ardhurat per kompensim semundjeje, kur ndryshon vendi i punes ose redukton orarin e punes
1.Personi i siguruar qe per aresye shendetesore, me vendim te komisionit mjekesor kompetent, ndryshon vendin e punes, ka te drejte te perfitoje nga sigurimet shoqerore kompensimin e te ardhurave.
2.Shuma e te ardhures qe do te perfitohet per kompensim, eshte e barabarte me diferencen ndermjet pages se vendit te punes se meparshme dhe pages se vendit te punes se re. Ky kompensim nuk mund te jete me shume se 50 perqind e mesatares ditore te bazes se vleresueshme te vitit te fundit kalendarik.
3.Periudha e perfitimit nuk duhet te kaloje 3 muaj gjate nje viti nga dita e fillimit te semundjes, per te cilen eshte ndryshuar vendi i punes.

Detyrimi i punedhenesit

Te ardhurat ne rastin e semundjes per periudhen deri ne 14 ditet e para ose te kujdesjes se femijes ne ngarkim paguhen nga punedhenesi, sipas percaktimit ne Kodin e Punes dhe ne kontraten e punesimit ose sipas marreveshjes qe do te kete me perrfaqesuesit e punetoreve, por jo me pak se pagesat e percaktuara ne kete ligj

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama