Në dallim nga e premtja, dje Partizani ka zhvilluar një seancë stërvitore, e cila është kryer pasdite në kompleksin "Pepa" në Elbasan.
Pas ndeshjes me Slovan Bratislavën, frenat e përgatitjes së ekipit i ka marrë në dorë Adolfo Sormani, i cili menjëherë ka nisur të thurë strategjinë për ndeshjen e kthimit në Sllovaki.
Trajneri italian dhe stafi i tij është i detyruar që këtë takim ta përgatisë me grupin që është federuar fillimisht, pasi të huajt që po përgatiten me ekipin nuk mund të llogariten për sfidën e radhës.
Për momentin, enigmat mbeten te përzgjedhja e fazës sulmuese të ekipit, pasi që të kualifikohen duhet që të shënojnë minimalisht një gol në Sllovaki.