Per kategorite e punes

Dalja me pare ne pension nga koha e caktuar ne kete ligj per grupe te veçanta punonjesish (si minatore etj.) mund te kontraktohet nepermjet sigurimit suplementar te pensioneve, sipas nje skeme te miratuar nga Keshilli i Ministrave.

Personat, qe krahas periudhes se sigurimit ne ish kooperativat bujqesore, kane dhe jo me pak se gjysmen e periudhes se sigurimit, qe kerkohet ne vitin perkates, sipas nenit 92 te ketij ligji, ne marredhenie pune me shtetin, perfitojne pension pleqerie sipas dispozitave te ketij ligji, ndersa pension invaliditeti e pension familjar, perfitojne kur kane jo me pak se gjysmen e periudhes se sigurimit, qe parashikojne, respektivisht nenet 35 e 40 te ketij ligji.

Ne rastet e tjera, pensioni mujor i pleqerise do te perbehet nga nje shume baze dhe nga nje shtese. Shuma baze caktohet nga Keshilli i Ministrave, ndersa shtesa qe u jepet ketyre personave do te jete 1 perqind per çdo vit sigurimi, nga data 1.10.1993 e ne vazhdim, shumezuar me bazen mesatare te vleresuar qe personat e siguruar kane arritur nepermjet kontributeve.

Te vetepunesuarit ne bujqesi, qe plotesojne kushtet per pension pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, mund t`u njohin periudha te kaluara si periudha sigurimi kundrejt pageses se kontributeve per vitet perkatese, ne ate mase qe eshte caktuar nga Keshilli i Ministrave, por jo per periudhat para dates 1.10.1993.

Kushtet per pension jane ato te percaktuara ne ligjin nr.7703, date 11.5.1993 "Per Sigurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise".

Periudha e sigurimit, per te cilen eshte derdhur kontribut pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji, njihet vjetersi pune ne marredhenie me shtetin per efekt te zbatimit te ketij neni.

Grate qe deri me 31 dhjetor 1994 kane punuar ne punet e kategorise se pare dhe te dyte dhe qe kane plotesuar jo me pak se 23 vjet ne keto profesione, me kerkesen e tyre marrin pension te parakoheshem ne masen 60 perqind te pages mesatare mujore qe nxirret nga shuma e pergjithshme e pagave te marra gjate 3 vjeteve rresht brenda 10 vjeteve te fundit te punes.

-Punonjesit e nentokes qe jane ne marredhenie pune ne nentoke me 1.1.1995, dhe kane plotesuar periudhen e sigurimit sipas nenit 92 te ketij ligji, pavaresisht nga mosha, me kerkese te tyre marrin pension te parakoheshem ne masen 60 perqind te pages mesatare mujore qe nxirret nga shuma e pergjithshme e pagave te marra gjate 3 vjeteve rresht brenda 10 vjeteve te fundit te punes. Afati i paraqitjes se kerkeses per kete pension eshte deri ne daten 31.12.1995. Pensioni nuk mund te jete me i larte se kufiri maksimal i pensionit te pleqerise.

Me arritjen e moshes se pensionit sipas nenit 92, marrin pensionin e plote. Pensioni i parakohshem nuk mund te jete me i larte se pensioni maksimal i pleqerise.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama