Ndërsa në Shqipëri i gëzohemi "paraqitjeve dinjitoze" të sportistëve kuqezi në Rio 2016, në Kosovë po fillon menjëherë planifikimi i medaljeve të radhës pas asaj të fituar nga Majlinda Kelmendi në këtë Olimpiadë.

Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi
Trajneri i sportistes së talentuar, Driton Kuka, nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se po mendon për të ardhmen e këtij sporti, me synimin që pas katër vitesh, delegacioni kosovar të kthehet me më shumë medalje nga Tokio.
Ai ka kërkuar edhe ndërhyrjen e shtetit, në mënyrë që t'i japë përparësi këtij sporti i cili i dha më shumë famë Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Postimi i plotë i Driton Kukës
Projekti i ardhshëm Tokyo 2020
I kemi identifikuar të gjithë garuesit potencial për Lojërat Olimpike 2020!
Por së Pari pres nga Shteti që Xhudo të shpallet Interes Nacional!
Dua që kjo eufori të rezultoj me seriozitet në perkrahje e synim te përbashkët ma tutje.
Majlinda, Nora, Distria, Akili, Loriana, Leutrimja edhe të tjerë janë të gatshëm të vazhdojnë tutje, mua më duhet përkrahje të kompletoj ekipin me Shtab teknik.
Xhudo dua të Shpallet interes Nacional!