Xhevahir Sukaj debuton me gol në Malajzi. Pak javë më parë Sukaj u largua nga Partizani drejt klubit aziatik të FC Parek-ut për një kontratë 18-mujore.
Sulmuesi është bërë protagonist me ekipin e tij të ri duke shëruar edhe një gol.
Pareku humbi sot ndaj ekipit të PDRM FA-së me rezultatin 1-2, në takimin e vlefshëm për Kupën e Malajzisë. Goli i Sukajt u realizua në minutën e 21 të pjesës së parë, duke barazuar diavantazhin e krijuar që nga minuta e 7´. Por ekipi i tij nuk mundi të ruajë barazimin dhe Baharudin shënoi golin e avantazhit për miqtë në minutën e 49´.
Goli i Sukajt vjen në ditën kur Partizani do të luajë takimin e parë të turit të dytë paraeliminator të Championsit me Ferencvaroshin, ndeshje e cila do të zhvillohet sot, në orën 20:00, në stadiumin "Elbasan Arena".