Pas De Biazit edhe Duka thumbon mbrojtjen Gabime te pafalshme!

Pas De Biazit, edhe Duka thumbon mbrojtjen: Gabime të pafalshme!

Goli që Shqipëria pësoi nga Katari në dy minutat e para në miqësoren e luajtur këtë të diel në Austri, ka ngritur alarmin te kuqezinjtë, kryesisht në repartin e mbrojtjes.

President Armand Duka i bashkohet ekipit Kombetar Shqiptar te futbollit ne Bad Waltersdorf, i vendosur ne resortin Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf ne Austri, per fazen pergatitore per Euro 2016 qe do te zhvillohet ne France. 29 Maj 2016

Edhe pse Shqipëria fitoi me rezultatin 3-1, kritika për golin e pësuar në fillim të ndeshjes kanë ardhur nga trajneri De Biazi dhe kreu i FSHF-së, Arman Duka.

Sipas një deklarate të publikuar nga faqja zyrtare e FSHF-së, Duka e ka quajtur të pafalshëm gabimin duke paralajmëruar se skuadrat më të mëdha nuk tolerojnë në Europian.

"Fillimisht, ajo që dua të theksoj është se gabime si ai që solli golin e parë, me fillimin e ndeshjes, janë të pafalshme. Loja fillon dhe përfundon, kur sinjalizon gjyqtari. Mungesa e vëmendjes ndëshkohet dhe në Europian askush nuk ti fal gabimet"-deklaroi fillimisht Presidenti i FSHF.

Më pas ai vlerësoi rimarrjen e kontrollit të ndeshjes që çoi në fitoren e takimit me rezultatin 3-1. "Në pjesën e parë pas golit të Katarit, reaguam mirë. U përpoqëm dhe e vumë nën presion kundërshtarin, duke krijuar raste për shënim, duke punuar mirë, veçanërisht në krahun e majtë, nga ku rrezikuam shumë herë.

Në pjesën e dytë, nuk morëm në dorë kontrollin e lojës dhe kundërshtari, na vuri në vështirësi në mesfushë, pavarësisht se nuk `kishte kualitetin e duhur për të na goditur. Goli I Sadikut? I jashtëzakonshëm por duhet të luanim ashtu siç ai goditi"-tha ndër të tjera në prononcimin e tij Presidenti i FSHF".

Në fund ai theksoi: "Sigurisht që ishte një ndeshje miqësore dhe jam informuar që skuadra i ka këmbët e rënduara, sepse gjatë gjithë javës ka punuar me ngarkesa.

Por unë do të kërkoja më shumë impenjim dhe përqendrim nga grupi. Ne duhet të japim gjithmonë maksimumin, në mënyrë që të kemi rezultat. Shpresoj shumë që kjo ndeshje të na ketë shërbyer për të korrigjuar. Fitorja, ato gjithmonë janë të rëndësishme për moralin. Por duhet të nxjerrim më shumë konkluzione nga kjo ndeshje"-përfundoi presidenti Armand Duka.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama