Partizani lamtumire Europes barazimi me Krasnodarin smjafton

Partizani lamtumirë Europës, barazimi me Krasnodarin smjafton

UPDATE/ Partizani i thotë lamtumirë Ligës së Europës. Ndeshja e kthimit mes Partizanit dhe Krasnodarit në "Elbasan Arena" përfundoi pa gola, por rezultati i takimit të parë në Rusi përcaktoi gjithçka.

Untitled-6

Të kuqtë humbën me rezultaitn e thellë 4-0 pak ditë më parë në Rusi dhe në sfidën e kthimit nuk shkuan më larg sa barazimi 0-0.

Untitled-16

Pjesa e parë mes Partizanit dhe Krasnodarit përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0. Miqtë duken më të favorizuar pas katër golave të shënuar në takimin e parë, ndërsa të kuqtë nuk arritën të ngushtonin rezultatin.

Minutat e para u karakterizuan nga një lojë më kërkuese e lojtarëve të Partizanit, por pa konkretizuar para portës.

Untitled-9

Ndërsa miqtë morën në dorë frenat e lojës në minutat e fundit. Kryesisht ekipet në pjesën e parë zhvilluan një lojë e kujdesshme, pa shumë raste para portave respektive.

Sfida mes "demave" dhe rusëve ka filluar të luhet në "Elbasan Arena" në orën 19:30.

Ekipi i drejtuar nga Adolfo Sormani duhet se e ka më të vështirë këtë ndeshje, pasi takimi i parë i luajtur në Rusi u mbyll me rezultatin 4-0 për Krasnodarin.

Untitled-11

Rezultati final:
Partizani - Krasnodar 0 - 0 (0-4)

MINUTAT LIVE':

Mbyllet pjesa e dytë.

90+3' Hoxha kryen një tjetër pritje të shkëlqyer duke devijuar topin në goditje nga këndi pas një roveshate të sulmuesit rus.

90+2'Rast i rrezikshëm për Rusët. Zoazinjo shfaqet përballë Hoxhës, por gardiani i Partizanit largon topin në goditje nga këndi. Rusët kishin rastin më të mirë për të shënuar në portën e Partizanit.

89´ Rusët kapen në pozicion jashtë lojë nga mbrojtja e "demave" që nisen në kundërsulm. Ibrahimi kthen mbrapa. Lojtarët e Partizanit nuk koordinohen siç duhet në mesfushë.

87´ Lojtarët e Partizanit fitojnë një tjetër goditje nga këndi. Top i lartë në zonë, por del portieri i Krasnodarit që largon rrezikun.

86´ Faull i Torasës në mesfushë. Rusët nisin një tjetër aksion sulmues.

80´ Rusët sërish në kundërsulm. Petrov kryen një gjuatje të fortë nga jashtë zonës, pret në dy kohë Alban Hoxha.

79´ Ibrahimi kroson një top në qendër të zonës për Bardhin, por ky i fundit nuk arrinë ta kontrollojë siç duhet. Lojën e nisin futbollistët e Krasnodarit.

74´ Partizani kryen zëvendësimin e tretë. Trashi largohet mes duartrokitjeve në "Elbasan Arena", në vend të tij Vatnikaj.

66´ Rusët nisin një kundërsulm të shpejtë, por shpërdoron Torbinski.

66´ Rast i mirë për Partizanin, Trashi futet në zonë, pason për Bartonin, goditjë këndi për Partizanin.

64´ Sormani kryen një tjetër zëvendësimin. Bardhi futet në vend të Fejzullahut.

63´ Rast i rrezikshëm pwr Krasnodarin. Hoxha del duke ndalur rrezikun.

51´ Batha provon një gjuajtje me të majtën, por jashtë kuadradit. Partizani humb një tjetër rast për të ngushtuar rezultatin.

51´ Eboue ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ekubanit.

50´ Ekuban nis një aksion në gjysmëfushën e Krasnodarit, pengohet pranë zonës së rreptësisë. Goditjë dënimi për Partizanin.

46´ Krasnodari e nis me dy zëvendësime. Jedrzejczyk futet në vend të Podberezkin, ndërsa Akhmedov merr vendin e Pereiras.

46´ Futbollistët e Krasnodarit nisin topin e parë në pjesën e dytë.

Mbyllet pjesa e parë

47´ Vila provon me një gjuatje nga jashtë zonës, por shumë larg kuadradit.

46´ Partizani nis një aksion sulmues nga krahu i djathtë, topi për Ekuban, goditje nga këndi për Partizanin. Trashi harkon në zonë, por largojnë rusët.

45´ Dy minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.

44´ Torasa nis një kundërsulm të shpejtë në krahun e majtë, por Torbinski e pengon. Gjyqtari danez e ndëshkon me karton të verdhë.

41´ Lojtarët e Krasnodarit luajnë në gjysmëfushën e Partizanit. Të kuqtë shfaqen disi më të tërhequr në minutat e fundit të pjesës së parë.

33´ Hoxha shpëton golin e disavantazhit duke kryer dy ndërhyrje të njëpasnjëshme. Miqtë shfaqen të rrezikshëm në zonën e Partizanit.

32´ Karton i verdhë për Pereiran, ndërhyrje e gabuar ndaj Trashit pas një kundërsulmi të shpejtë nga krahu i majtë. Rast i mirë për Partizanin, Batha harkon në zonë, por largojnë miqtë.

29´ Goditje këndi për rusët. Tentohet një pasim i shkurtër, por ndërhyjnë mbrojtësit e Partizanit që largojnë në rivënie anësore.

28´ Trashi kroson një top të lartë në zonë, del portieri i Krasnodarit që zotëron topin.

22´ Vjen zëvendësimi te Partizanit. Bertoni merr vendin e Ramadanit.

21´ Futbollisti largohet me barelë pasi nuk mundet ta vazhdojë më lojën. Sormani bën gati zëvendësimin e radhës.

19´ Ndërpritet loja, Ramadani dëmtohet në fushë.

13´ Batha kryen një ndërhyrje të gabuar në mesfushë. Rusët nisin një aksion sulmues nga krahu i djathtë, fitojnë një goditje nga këndi. Topi harkohet në zonë, por del Hoxha duke grushtuar.

08´ Partizani fiton goditje e parë nga këndi. Torasa harkon një top në zonë, largojnë mbrojtësit e Krasnodarit.

01´ Topin e parë e luajnë lojtarët e Partizanit.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Krasniqi, Batha, Ramadani, Trashi, Ibrahimi, Torassa, Fejzullahu, Atanda, Vila, Ekuban.
Trainer: Sormani

Krasnodar: Sinitsin, Marynovich, Torbinski, Granqvist, Ari, Podberezkin, Bystrov, Joaozinho, Pereyra, Eboue, Petrov.
Trajner: Kononov

Untitled-7



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama