Paramount Pictures film per Gerdecin

Paramount Pictures, film per Gerdecin
Efraim Diveroli dhe historia e tij me municionet shqiptare do të bëhet film! Dhe jo një film dosido por një film nga Paramount Pictures. Në kontratë hasen firma të njohura të kinemasë amerikane si Will Smith, James Lassiter’s Overbrook Entertainment dhe Brett Ratner’s Rat Entertainment, shkruan ''Sh2''.

Lajmi eshte publikuar në disa web faqe online të kinematografisë, ndërkohë që ology.com konfirmon se marrëveshja e Paramount Pictures sapo është mbyllur. Filmi do jetë i zhanrit dramë dhe do shkruhet nga Michael Lerner.

“Drama bazohet në një histori të vërtetë të një grupi 20 e ca vjeçarësh në Majami të cilët nënshkruan një kontratë 300 milionë dollarëshe me Pentagonin për të blerë një stok të madh armaturash të vjetra kineze në Shqipëri, të cilat më pas do të dërgoheshin në mbështetje të ushtrisë afgane” , shkruante ology.com.

“Aktualisht trafikanti i armëve nga Majami, Efraim Diveroli është dënuar me 4 vite burg. Historia e tij krijoi një skandal në Kapitol Hill sepse Pentagoni e kontraktoi kompaninë e Diverolit megjithëse ai ishte renditur nga Departamenti i Shtetit në listën e trafikuesve të armëve”, shtohej me tej.

Historia e Diverolit që do kthehet në skenar filmi nga Michael Lerner do ketë brenda Gërdecin, “njeriun e Diverolit” në Shqipëri, që më pas u gjend i vdekur, Kosta Trebickën, përgjimet ku përmendet emri i djalit të kryeministrit shqiptar, shprehjen e tij të famshme “Kafshët dolën jashtë kontrollit” etj. Me gjasa, Gërdeci mund të gdhendet në memorien e botës me anë të kinemasë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama