Odise Roshi shenon golin e pare dhe i jep fitoren Kelnit (VIDEO)

Odise Roshi shenon golin e pare dhe i jep fitoren Kelnit (VIDEO)
Odise Roshi ka shënuar golin e parë në Bundesligë, duke i dhënë një sukses të rëndësishëm për mbijetesë skuadrës së Këln. Sulmuesi shqiptar ka qenë autori i golit të vetëm të sfidës së fituar në fushën e Kaizerslautern, ndërsa ka ndihmua ekipin të largohet nga fundi i tabelës duke u ngjitur tashmë në vendin e 9-të.

Roshi e ka nisur ndeshjen si zakonisht nga pankina, po trajneri Solbaken ka vendosur ta aktivizojë në minutën e 70-të të sfidës, duke parë edhe se ekipi kundërshtar kishte një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Borysiuk në minutën e 40-të. “Xholi” shqiptar ka qenë lëvizja e duhur e teknikut norvegjez, pasi që në prekjen e parë të topit, një minutë pas aktivizimit, ai ka vënë në vështirësi portierin kundërshtar duke e detyruar atë të devijonte topin në goditje nga këndi.

Pikërisht nga kjo goditje këndi, Roshi ka bërë me kokë atë që nuk bëri me këmbë një minutë më parë, duke e dërguar topin pas krahëve të portierit të Kaizerslautern. Normalisht nuk mund të mungonte edhe dedikimi për trajnerin Solbaken, të cilin ka vrapuar për ta përqafuar pas këtij goli të shënuar. Kjo ishte ndeshja e 11-të e Roshit në Bundesligë, të gjitha si zëvendësues, ndërsa pritet që ai të sigurojë së shpejti një vend mes titullarëve nëse arrin të gjejë më me rregullsi rrugën e rrjetës pasi Këlnit i mungon sulmuesi kryesor, Lukas Podolski.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama